Aeroplani përplaset me shtëpinë në Brazil, 10 viktima e dhjetëra të plagosur

Një avion është rrëzuar në një shtëpi në Brazilin jugor, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se avioni goditi oxhakun e shtëpisë në katin e dytë të një ndërtese, e më pas u përplas me një dyqan celularësh në një lagje kryesisht rezidenciale të qytetit të Gramados.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, teksa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen.

Mediat lokale raportuan se avioni drejtohej nga Luiz Claudio Galeazzi, një biznesmen brazilian që po udhëtonte me familjen e tij për në shtetin e São Paulo.

Në një deklaratë të publikuar në LinkedIn, kompania e Galeazzi, Galeazzi & Associados , konfirmoi se 61-vjeçari ishte në bordin e avionit, duke shtuar se ai po udhëtonte me gruan e tij, tre vajzat e tyre, disa anëtarë të tjerë të familjes dhe një punonjës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button