Adnan Azizi i Besës ia ka numëruar BDI-së të bëmat.
“Hipokrizia e BDI-së!
Demagogët e BDI-së mundohen të shesin shqetësim artificial tek opinioni gjoja se ata përkujdesen për shqiptarët… Hipokrizi klasike!
Po ju pyes: Marrëveshja e Ohrit kishte afat realizimi 2001 – 2004, pse nuk thirrët për bashkimin e shqiptarëve kur ishi në pushtet, por tash nga opozita ju kujtua juve pas 22 viteve që marreveshja e Ohrit nuk është realizuar asgjëkundi.
Kush ishte në pushtet për 22 vite përpos BDI-së, kujt doni të ja leni fajin për gjithë këto marina ?
Pse nuk thirre ne protesta kur ndodhi:

Rasti Sopoti

Rasti Monstra

Vrasja e Harun Aliut me shokë

Vrasja e Nuri Mazarit

Rasti Alfa

Rasti i Almirit

Lagja e Trimave

Vrasja e komandant Shqiponjës

Burgosja e Fetah Alimit

27 prilli në parlament, kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së dhe amnistimi i sulmuesve

Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së

Ligji për “Branitellat”

Përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së

Qindra mijëra euro për Johan Tarçullovskin

Fushatë të përbashkët me Lube Boshkovskin

Enciklopedia që ofendoi shqiptarët

Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.

Shkupi 2014

Car Dushani

Rrahja në Kala dhe burgosja e të rinjve shqiptarë

Kisha në Kala të Shkupit

Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash

Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve

Dështimi dhe pastaj kurdisja e regjistrimit të popullsisë

Emrat maqedon të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët

Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja shqiptar
Ja kjo është fytyra juaj e vërtetë e qeverisjes 22 vjeçare!”, ka shkruar Azizi.