Abduli Selës: Ikëm nga PDSH për ta rrëzuar Ahmetin, kush kënd e tradhëtoi?

Avokati dhe një prej themeluesve të Aleancës për Shqiptarët Abidin Abduli ka reaguar ashpër ndaj ish bashkëpartiakut Zijadin Sela. Ai e ka akuzuar për tradhëti pasi sipas tij, ikja nga PDSH ka qenë për ta mundur Ali Ahmetin për çka nuk kishte dhënë miratim Menduh Thaçi, ndërsa Sela është rreshtuar me të. Ja postimi i tij.
“Në një moment do bëhem në anen e Ziadin Selës, do pranoj se e gjithë antarsia e Aleancës për Shqipëtarët esht reshtuar me krahun e tij. Ateher 50 mij votuesit e Aleances paskan votuar per Bujar Osmanin!
Tani, si themelues, si ish anëtar i Kryesis Qendrore i bëj një pyetje: Kur u ndajtëm nga PDSH-ja a ka qen qëllimi që ta mundim Ali Ahmetin sepse Menduhi nuk na lejon!
120 mij votat per Bujarin minus 50 mij vota bejn 70 mij.
83 mij vota për kryetarin e Aleances per Shqipëtarët Arben Taravarin plus 50 mij votat e krahut tuaj bejn 133 mij vota karshi 72 mij!
KUSH KËND E TRADHËTOJ???
P.S. A vërtet mendon se i thua JO RUSIS andej ka shkove?”, shkruan Abduli.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button