A e tradhtoi Arben Taravari votën e sovranit!?

Shkruan: Skender MUSLIU

Para zgjedhjeve parlamentare të fundit në RMV, partitë politike shqiptare u rigrupuan në dy blloqe, respektivisht u formuan dy koalicione, Fronti europian, në krye me BDI-në, ASH-ën, krahu i Zijadin Selës, përfaqësues të pakicave turke, rome dhe disa satelit shqiptar, dhe VLEN-i, i përbërë nga parti shqiptare, Alternativa, Besa, VV-ja dhe Lëvizja Demokratike, që shqiptarët e konsideronin si shpresë dhe shpëtim nga strukturat kriminale të BDI-së. Ajo çka e karakterizonte VLEN-in ishte qëllimi dhe vullneti që BDI-në, një herë e përgjithmonë, pas dy dekadave, t’a çojnë në opozitë. Edhe pse Fronti europian morri më shumë deputet, kryeministri Mickovski, duke dashur t’i jep fund aktiviteteve kriminale të BDI-së, vendosi të bëjë koalicion me VLEN-in. Që nga momenti kur BDI-ia shkoi në opozitë, ajo asnjëherë nuk pushoi t’a kritikojë punën e VLEN-it, duke krijuar kauza të rrejshme, që për qëllim kishin t’a degradojë dhe denigrojnë punën e VLEN-it. Mirëpo, këto kritika të BDI-së ishin vetëm si pretekst, kurse e vërteta ishte se, kishte ardhur koha e llogaridhënjes dhe dalja para drejtësisë për korrupsionin dhe krimini e organizuar që kishte ushtruar për dy dekada BDI-ja.

Mirëpo, kur të gjithë mendonin se VLEN-i e mori të mbarën, asaj i ndodhi një fatkeqësi që askush nuk e priste, respektivisht kryetari i ASH-ës, krahu i Taravarit, vendosi të largohet nga VLEN-i. Edhe pse Taravari vendosi të mos bëhet pjesë e « shkrirjens » së VLEN-it në një parti, të shkojë në opozitë dhe të delë nga Qeveria, duke e ruajtur bashkëpunimin me VLEN-in, do të ishte legjitime dhe normale. Mirëpo t’a bëshë këte kthesë dhe t’i bashkangjitesh Ali Ahmetit dhe BDI-së, është e pafalshme dhe skajshmërisht e papërgjegjshme, sepse Taravari tërë karierën e tij politike e ka ndërtuar duke kritikuar BDI-në si parti kriminale dhe antishqiptare, dhe tani të bëhesh pjesë e saj, është e papranueshme, manipulim, shkelje mbi vullnetin e qytetarëve dhe tradhti ndaj elektoratit, të cilët ia besuan votën.

Personalisht nuk e kam pritur një devijim kaq të dëmshëm ndaj shqiptarëve, mbase Taravarin e kam konsideruar si një intelektual të pjekur dhe serioz, politikan të matur, konstruktiv dhe me autoritet. Spjegimet dhe arsyetimet që Taravari i jep për bashkangjitjen me Ali Ahmetin, nuk qëndrojnë dhe janë në kundërshtim flagrant me deklaratat e tij muaj më parë. Sepse sikur të kshte patur pakënaqësi me koalicionin qeveritar, ai është dashur këto probleme fillimisht t’i diskutojë në organet partiake, pastaj edhe në Qeveri, duke kërkuar nga kryeministri që ato të zgjidhen, gjë që nuk e ka bërë, mbase ato nuk edhe kanë ekzistuar. Në gjykimin tim, i vetmi shkak që e spjegon këtë fenomen është, materiali, audio apo video inicizimi që kompromiton personalitetitn dhe integritetin e Taravarit që e bënë ate të kapur dhe të shantazhuar, kurse çdo arsyetim tjetër nuk mund të justifikohet. Në këto rrethana, puna më e mirë dhe më e ndershme, do të ishte që Taravari të jepte dorëheqje të parevokueshme nga kreu i ASH-ës dhe të largohej nga politika, sepse kështu ai do të « lirohej » nga shantazhet dhe do t’a shpëtonte partinë nga shpërbërja.

Reagimet dhe pakënaqësitë në Kryesi dhe te elektorati janë evidente, ka reagime dhe distancime nga Taravari, prandaj, derisa nuk është dezintegruar partia, për t’a shmangur vakumin partiak, është mëse e domosdoshme të mblidhen dhe mobilizohen zyrtarë të lartë të partisë, deputet dhe anëtarësia, të marrin vendime për të ardhmen e partisë duke u distancuar nga Arben Taravari.

Duke u nisur nga fakti se, Zijadin Sela dhe Arben Taravari, e tradhtuan kauzën e shqiptarëve, të kolosit dhe atdhetarit Arben Xhaferi, unë kisha propozuar që menjëherë të fillojnë kontaktet mes deputetëve dhe dy kryesive të të dyja krahëve të ASH-ës, për bashkimin e tyre në një parti, dhe për t’iu shmangur pengesave juridike, të formojnë një parti të re, pa Selën dhe Taravarin, me parimet dhe përcaktimet e njejta, mirëpo me një emërtim të ri, si psh. Aleance e Re për Shqiptarët ose Aleanca Demokratike e Shqiptarëve. Kurse dy liderët e shantazhuar, Sela dhe Taravari, të mbesin të vetëm në Frontin europian bashkë me BDI-në, si gjeneralë pa ushtri. Ndoshta propozimi duket si utopi, mirëpo kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për shqiptarët, për çka kërkohet përkushtim, sinqeritet, vullnet, pragmatizëm politik dhe atdhedashuri, sepse me bashkimin e dy krahëve politikanët iu kthehen interesave të qytetarëve, e jo Frontit të kriminalizuar europian, i cili bënë ç’mos për t’a ruajtur pasurinë e paligjshme, duke i lënë qytetarët shqiptarë në varfëri. Formimi i partisë së re, do të ishte rezultat dhe do të tregonte se përçarja e ASH-ës është bërë nga liderët e shantazhuar nga krimi, që do t’a justifikonte formimin e kësaj partie.

Se liderët e kapur dhe të shantazhuar të partive politike, janë të dëmshëm për interesat e qytetarëve, vërteton edhe rasti i Hashim Thaqit dhe klanit të tij, të cilët të shantazhuar me dosjet e BIA-s serbe, përveç shumë të këqijave që ia bëbë Kosovës, ata edhe publikisht propozuan ndarjen e Kosovës duke dashur t’ia falin Veriun e Kosovës, Serbisë, vetëm e vetëm për t’a shpëtuar lëkurën e tyre, prandaj me politikan të shantazhuar nuk udhëhiqet shteti.

Është fatkeqësi e madhe që BDI-ja, e cila si parti u formua pas luftës së2001, me premtime se do t’i avancojnë të drejtat dhe pozitën e shqiptarëve, përfundoi në një parti të strukturuar kriminale duke u zhytur në korrupcion dhe krim të organizuar dhe me zyrtarë të lartë në listën e zezë të SHBA-ve. Dhe tani, BDI-ja duke shantazhuar dhe blerë politikan, tenton të revitalizohet dhe rehabilitohet për t’u kthyer në skenën politike, fillimisht në zgjedhjet e ardhshme komunale e pastaj edhe në ato parlamentare. « Suksesi » i sundimit të deritanishëm të BDI-së, përveç shumë të tjerave, është edhe deviza, përçaj dhe sundo.

Mirëpo mendoj se kjo nuk do të ndodhë, sepse elektorati është më i emancipuar politikisht dhe kanë një alternativë të shumë më të mirë dhe konstruktive, siç është VLEN-i.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button