A duhet votuar VLEN-in, apo AKI-në (BDI-në) në zgjedhjet komunale të 12 tetorit

Shkruan: Skender Musliu
Nëse duam t’a vlerësojmë punën dhe veprimtarinë e BDI-së si parti politike, domosdoshmërisht duhet të kthehemi në retrospektivë dhe t’a kujtojmë punën e BDI-së gjatë bashkëqeverisjes 23 vjeçare me VMRO-DPMNE dhe LSDM-ën, dy parti maqedone që dominuan skenën politike që nga pavarsia e RMV-ës.
Para se elektorati të përcaktohet, për cilin koalicion politik të votojë, për AKI-në (BDI-në) apo VLEN-in, duhet mirë të reflektojë për punën dhe veprimtarinë politike të BDI-së. Me këtë rast, në vazhdim do t’i përmendi disa nga dështimet suksesive të BDI-së, që patën pasoja katastrofale, në veçanti për shqiptarët.
– Statusi i gjuhës shqipe – edhe pse me Marrëveshjen e Ohrit ishte paraparë zyrtarizimi i gjuhës shqipe, kjo nuk ndodhi. Madje në Kushtetutën e RMV-ës decidivisht thuhet se « gjuhë tjetër që flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj… ». Ky formulim është nënçmues dhe degradues sepse nuk përmendet gjuha shqipe, por ajo identifikohet dhe kufizohet me numrin « 20% ». Fajin kryesor dhe përgjegjësinë bashkë me turpin për këtë e mbanë BDI-ja. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se falë propozimit dhe insistimit këmbëngulës të Alternativës dhe ASH-ës dhe pëkrahjen e BESA-s, në vitin 2018 u miratua Ligji për gjuhët dhe Ligji për shtetësinë. I pari, dukshëm e avancoi përdorimin e gjuhës shqipe, edhe pse nuk u zyrtarizua, edhe përkundër pretendimeve të Ali Ahmetit, kurse Ligji për shtetësi u harmonizua me legjislaturën evropiane, duke thjeshtëzuar kushtet dhe procedurat, që rezultoi me marrjen e shtësisë të mijëra shqiptarëve. Për miratimin e dy ligjeve në fjalë, BDI-ja nuk dha kurfar kontributi, përveç se i votoi, nga frika e ndëshkimit nga elektorati ,sepse ajo u sjell para aktit të kryer, mbase sikur të kishin dashur, këte do t’a kishin bërë dekada më parë.
– Proçeset e montuara politike – gjatë kohës deri sa ishte në qeveri BDI-ja, ndodhën shumë proçese të padreta dhe të montuara politike kundër shqiptarëve. Të përmendi vetëm Brodecin, Alfa, Monstra, Lagja e Trimave,……. Pse BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk ndërmorrën asnjë veprim për zbardhjen e këtyre rasteve, në veçanti për rastin « Monstra » ku shqiptarët u dënuan me dënime të rënda dhe burgim të përjetshëm. Madje edhe Zoran Zaevi, ish kryeministri, kur kishte publikuar bisedat e përgjuara të politikanëve, kishte deklaruar se ka prova që dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve shqiptarë për vrasjen e pesë maqedonasve.
Ali Ahmeti ka patur mundësi t’a përdorë autoritetin e tij dhe të ndikojë në zgjidhjen e kësaj problematike, sepse, pothuajse në vazhdimsi, ministri i drejtësisë dhe zv. ministri i punëve të brendshme, kanë qenë nën ndikimin e tij, pastaj, gjyqtarët dhe prokurorët si dhe avokatin e popullit, i ka rekrutuar ai me klanin e tij.
Si është e mundur që, prokurorët dhe gjyqtarët shqiptar të jenë në « shërbim » të krimeve të politikanëve maqedon, e jo edhe për rastet e montuara politike kundër shqiptarëve ?! Në këtë kontekst, do të përmendi vetëm tri shembuj. Së pari, si është e mundur që gjyqtari Enver Bexheti, si gjyqtar në Gjykatën Supreme të Maqedonisë, t’a bllokojë në syrtar dosjen e Sasho Mijallkovit derisa lënda të vjetërohet, me qëllim që Mijallkovi t’i shmanget gjykimit rrjedhimisht dënimit, sepse ai akuzohej për vepra të rënda penale në disa proçese. Së dyti, pse Ali Ahmeti nuk e pranon publikisht se ai e ka ndihmuar ikjen e Nikolla Gruevskit jashtë Maqedonisë për t’a shpëtuar nga disa proçese gjyqësore, që tani gjindet në Hungari si azilant politik ?! Së treti, derisa Talat Xhaferi ishte kryeparlamentar, me qëllim e kishte vonuar mbledhjen e Kuvendit, derisa i skadoi afati për marrjen e imunitetit të ish kryeprlamentarit V. Trajanovski, i cili menjëherë duhej të shkonte në paraburgim ?!
– Regjistrimi i popullsisë – shqiptarët si popull autokton, në Kushtetutën e Maqedonisë, trajtohen si numra e pastaj i zbërthejnë në përqindje. Kjo mënyrë e trajtimit të shqiptarëve është e papranueshme dhe nënçmuese, që e vërteton fakti se, proçesi i dy regjistrimeve të fundit, të vitit 2011 dhe 2021 i ndërpreu, për fat të keq, Ali Ahmeti në marrëveshje me lidershipin maqedon, argat i të cilëve është për dy dekada, sepse numri i shqiptarëve dilte më i madhe se i maqedonëve, me çka do të ndryshonte statusi i shqiptarëve në RMV-ë. Prandaj BDI-ja dhe Ali Ahmeti duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe penale për manipulimin e regjistrimit të popullsisë, si dhe ndarjen e popullatës në rezident dhe jo rezident, me çka tentohej të zvogëlohej numri i shqiptarëve, sepse ata janë në numër më të madh në mërgatë.
– Ligji për çështjen e ushtarëve të UÇK-ës – nuk është e ndershme keqpërdorimi i dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe luftarëve të vërtetë, gjatë tubimeve, seps Ali Ahmeti dhe BDI-j si parti e dalë nga lufta, edhe pas 23 viteve, përkundër premtimeve, nuk dashti t’a miratojë ligjin e premtuar, duke e lënë anash zgjidhjen e statusit të tyre, edhe pse me meritat dhe falë gjakut të tyre, ai erdhi dhe u rrënjos në pushtet.
– Buxheti – Asnjëherë BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk e kanë ngritur çështjen e buxhetit shtetëror, edhe pse ka patur shumë ministra të ekonomisë shqiptar. Pjesën më të madhe të buxhetit e kanë shfrytëzuar politikanët maqedon duke investuar në pjesën perëndimore të Maqedonisë ku janë më të koncetruar maqedonët dhe « pjesën maqedone » të Shkupit, duke i lënë anash shqiptarët. Vlenë të përmendi se, BDI-ja për 23 vite nuk arriti t’a bëjë autostradën prej Shkupit deri në Bllace, që ndoshta ka 17 km, mbase është arteria kryesore dhe e vetme që lidhë Maqedoninë me Kosovën !
– Enciklopedia e Akademisë dhe Shkenave të RMV-ës – në kohën kur BDI-ja ishte në qeveri, kjo akademi ka botuar enciklopedinë, në të cilën falsifikohet historia dhe prejardhja e shqptarëve në RMV-ë, duke i paraqitur shqiptarët se kanë zbritur prej maleve….. etj. BDI-ja dhe Ali Ahmeti heshtin, sepse nuk kanë forcë politike as morale të ndryshojnë përdhosjen e shqiptarëve.
– Kazinot – në kreditë e shpejta, lotaria e Maqedoisë, kazinot, lojrat e fatit, bastoret online në Maqedoni, drejtpërdrejtë është e implikuar BDI-ja, që u pasurua në korriz dhe dëmë të qytetarëve, të cilët i manipuloi ndër vite.
– Punësimet – edhe pse mekanizmi i balancuesit kishte për qëllim punësmimin, përveç tjerash, edhe të shqiptarëve, ai u keqpërdor në mënyrë masive, duke punësuar BDI-ja pa kurfar kritere, bashkëpartiak, familiar, shitur vendet e punës, mbase edhe maqedonët për t’u punësuar, filluan të deklarohen si shqiptar. Fatmirsisht Gjykata Kushtetuese e RMV-së e anuloi ballancuesin. Në këtë kuptim, VLEN-i përgatiti Ligjin për punësim adekuat dhe të drejtë, me çka në mënyrë institucionale do të rregullohet dhe sanksionohet me ligj punësimi i shqiptarëve, që u keqpërdor nga viti 2017.
– Likuidimi i komandantëve – kush i përndjeki komandantët, të cilët ishin bartësit kryesor të konfliktit 2001, që pastaj një nga një u ekzekutuan, kurse autorët kurrë nuk u kapën, edhe pse dihej dhe flitej në opinion se kush i bëri këto.