A do të miratojë Komisioni i Sëmundjeve Infektive masa të reja për kollën e keqe?

Interesi për vaksinim për mbrojtje nga kolla e keqe po pakësohet. Nëse dhjetë ditë më parë kishte radhë tek pikat e vaksinimit, tani numri i qytetarëve që presin për vaksina është ulur për dyfish më pak. Këtë e konfirmojnë edhe nga poliklinika e Bukureshtit, nga ku thonë se tani janë duke vaksinuar më shumë fëmijë që kanë vaksinat e rregullta nga kalendari i imunizimit se sa për kollën e keqe.

– Interesi ka rënë, është ulur, por muajin e kaluar kemi vaksinuar një numër më të madh të fëmijëve. Ne ndjekim atë kalendarin e catchup-it për fëmijët që nuk janë vaksinuar ose që kanë marrë disa doza, janë ndalur dhe vazhdojnë aty ku e kanë lënë, thotë Dr. Beti Gelejçevska Ilkovska, nga qendra e imunizimit në Bukuresht.

Nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe nuk përjashtohet mundësia e masave të reja për mbrojtje nga kolla e keqe, për të mos pasur fëmijë të pavaksinuar në kopsht. Në takim duhet të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe do të kërkohet nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor që të bëjë kontrolle. Numri i të sapodiagnostikuarve po rritet dhe ka edhe mijëra fëmijë që kanë lëshuar një nga vaksinat Di-Te-Per.

Sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit – Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit (Gazi Babë, Çair Karposh, Kisella Voda dhe Qendër) është konstatuar se 13.184 fëmijë kanë mungesë vaksinash. Prej tyre janë vaksinuar 5056 (38.3%). Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe kanë marrë rivaksinimin e parë (2492; 4.3)

Përveç mbrojtjes kundër kollës së keqe, shumë prej prindërve të fëmijëve vazhdojnë ta vonojnë edhe mbrojtjen kundër fruthit, që tashmë është shtrirë në disa vende fqinje.

– Vijnë për Di-Te-Per, por vazhdojnë ta prolongojnë edhe MRP-në. Epidemia e fruthit që kemi pasur në vitin 2018-19 do të kthehet, thotë Dr.Ilkovska.

Sot në Shkup janë shënuar katër raste të reja me pertusis dhe vetëm një fëmijë katër vjeçar është vaksinuar plotësisht. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ndodhet foshnje tetë muajshe nga Kumanova, e cila sipas mjekëve është në gjendje stabile.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button