A do të mbetet Google pa Chrome?

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe një grup shtetesh kanë paraqitur një mocion në gjykatën federale për të detyruar Google të shesë shfletuesin e tij Chrome, i cili mund të ndryshojë rrënjësisht biznesin e kompanisë prej 2 miliardë dollarësh dhe të riformojë konkurrencën në internet.

Kërkesa vjen pas një vendimi historik në gusht, kur një gjykatë amerikane vendosi se Google ka shkelur ligjet antitrust duke shpenzuar miliarda dollarë për të krijuar një monopol të paligjshëm dhe për t’u bërë motori i paracaktuar i kërkimit në botë. Gjykatësi në procesin amerikan urdhëroi Departamentin e Drejtësisë dhe shtetet që ngritën padinë të propozonin zgjidhje për korrigjimin e këtij monopoli.

Përveç shitjes së shfletuesit Chrome, ata i kërkuan gjykatësit t’i ofronte Google një zgjedhje: ose të shesë Android, sistemin e tij operativ të smartfonëve, ose të parandalojë Google që t’i bëjë shërbimet e tij të detyrueshme në telefonat me Android.

Nëse Google shkel këto kushte, ose nëse zgjidhjet e propozuara nuk përmirësojnë konkurrencën në treg, qeveria në të ardhmen mund ta detyrojë kompaninë të shesë Android.

Shitja e detyruar e Chrome dhe Android do të ishte një nga zgjidhjet më të pafavorshme për Google. Chrome, i cili u prezantua në vitin 2008 dhe është i lirë për t’u përdorur, është shfletuesi më i popullarizuar i uebit në botë me rreth 67 për qind të tregut global të shfletuesve, sipas Statcounter, një platformë që ndjek trendet e tregut në teknologji. Shfletuesi i Google është i integruar në Chrome. /dwmk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button