A do të konfirmohet humbja e AKI-së në balotazhin e 2 nëntorit në Maqedoni?!

Shkruan: Skender Musliu

BDI-ja, për të gjitha (mos) zgjidhjet gjysmake apo të improvizuara që nuk arriti t’a ndryshojnë apo avancojnë statusin e shqiptarëve për gjysëm shekulli, ajo përmes një propagande të mashtrimeve, manipuloi opinionin duke e fajsuar VLEN-in për këto dështime, edhe pse koalicioni VLEN u formua vetëm në vigjile të zgjedhjeve të fundit parlamentare si antipod i BDI-së dhe opsion i ri dhe serioz, me një vizion dhe koncept të veprimit ndryshe. VLEN-i instaloi politikëbërje ndryshe dhe të përgjegjshme, si në qasje ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të shqiptarëve, që BDI-ja i përdhosi ndër vite, duke e degraduar statusin socio – ekonomik dhe politik të shqiptarëve, për çka ajo duhet të mbajë përgjegjësi, jo vetëm politike, por edhe penale.

Karakteristikë e lidershipit dhe kandidatëve të VLEN-it për kryetar të komunave, duke përfshirë edhe kandidatët e pavarur që ajo i mbështet në ballotazh, është se bëhet fjalë për personalitete kredibile, me duar të pastra, të përkushtuar dhe të ndershëm, të painkriminuar, që në qendër dhe në parim kanë punën dhe interesin e qytetarit e jo të klaneve mafioze të nëntokës. Si garancë e kësaj n’a shërben puna konstruktive e VLEN-it në Qeveri, që për mbi një vitë e gjysmë nuk pati asnjë aferë korruptive, edhe përkundër përpjekjeve të AKI-së që t’a degradojë dhe minimizojë punën e saj.

Kurse lidershipi dhe kandidatët e AKI-së, në mesin e tyre kanë politikan të konsumuar, të lodhur, pa vizion politik që për dy dekada nëpër komunat me shumicë shqiptare nuk arritën t’i zgjidhin as nevojat më minimale, por vetëm i riciklonin premtimet që kurrë nuk u përmbushën. Në këtë kontekst vlenë të përmendi kandidatin nga AKI-ja (BDI-ja) për komunën e Kërçovës, Fatmir Deharin, i cili për disa mandate nuk arriti t’ia zgjidhë as problemin e kanalizimit shefit të tij Ahmetit në fshatin e tij të lindjes, në Zajaz. Madje, ditëve të fundit Deharit, në publik i kanë dalë incizime – përgjime me përmbajtje amorale dhe korruptive, me sharje, ofendime, dhe jo vetëm, që komprometojnë rëndë moralin, duke e bërë jokredibil dhe të papërshtatshëm për të shkuar në balotazh, mbase veprimet e tij që dalin nga përgjimet paraqesin vepra penale.

Ose « deri dje » kishim rastin e ish kryetarit në disa mandate të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit, kuadër i BDI-së, i cili karakteriohet për keqpërdorime masive të parave publike me shumë afera korruptive. Në këtë grup bënë pjesë edhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, po ashtu kuadër i BDI-së, që gjatë mandateve të tij është përfolul për abuzime me pozitën zyrtare, keqmenaxhim me komunën si dhe disa afera korruptive, për çka ka disa proçese gjyqësore. Po ashtu ky person, pikërisht për shkak korrupsionit, dhe jo vetëm, është në listën e zezë të SHBA-ve. Po përmendi edhe vetëm një rast, nga shumë të tjerat, bëhet fjalë për ish kryetaren e komunës së Tetovës, e cila mbajti disa mandate, Teuta Arifi, e cila paraprakisht kishte pasur poste të larta shtetërore. Mandatet e saja u karakterizuan me afera korruptive, për punësime fiktive, punësime partiake, gjakderdhje në buxhetin e komunës duke lënë borxhe. Mirëpo me ardhjen e Bilal Kasamit, nga VLEN-i në krye të komunës së Tetovës para katër viteteve, Tetova ndryshoi për të mirë, prandaj tani synon mandatin e dyte dhe është në avantazh të madh në balotazh.

Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetje se, a mund t’iu besohet menaxhimi i komunave partive dhe kandidatëve të inkriminuar ?! Sigurisht se jo, mirëpo kjo është BDI-ja në « verzionin » e ri, AKI.

Konsideroj se në balotazhin e 2 Nëntorit, pritet që pjesën dërmuese të komunave t’i fitojë koalicioni VLEN, në veçanti komunat më kryesore dhe më të rëndësishme urbane, dhe jo vetëm, që kanë peshë të veçantë për jetën institucionale të shqiptarëve.

Po ashtu, gjykoj se votat e VLEN-it, janë vota të pastra, jo të kontaminuara kurse votat e AKI-së janë vota të presioneve, shantazheve, blerje të votave, dhe jo vetëm, që konsideroj se janë vota të imponuara.

Mbase në raudin e parë BDI-ja (AKI-ja) pësoi humbje të theksuar, tani në balotazh, për të fituar ndonjë votë, pa kurfar turpi, Ali Ahmeti, e la anash gjuhën nacionaliste të armikut të tij të përbetuar, dhe bërë koalicion me partinë maqedone « Levcia », e cila njihet si partia më antishqiptare dhe ultranacionaliste që votat i merr duke i nënçmuar dhe ofenduar shqiptarët, madje pothuaj se në çdo seancë të Kuvendit të Maqedonisë kryetari i saj, Apasiev, i shanë shqiptarët duke i bërë fajtor kujdestar për problemet e Maqedonisë, sepse shumë të drejta i paskan dhënë shqiptarëve. Ky koalicion i Ahmetit me Apasievin, na jep të kuptojmë se, Ahmti për 23 vite rresht ka keqpërdorë dhe kontrabanduar votat e elektoratit shqiptar, për qëllime personale, familiare dhe klanore, që vërteton edhe pasuria e tij e skajshme, që nuk mund të justifikohet.

Se pushteti e ka dehur Ali Ahmetin, tregon përgjigjja e tij në pyetjen e një gazetari, në një konferencë për shtyp se, pse nuk jep dorheqje Ahmeti, mbase i kishte humbur zgjedhjet në raundin e parë. Ali Ahmei përgjigjet se, dorëheqje duhet të japin humbësit, kurse neve jemi fitues absolut ! Kjo tregon se ky person është shkëputur nga realiteti dhe ngjarjet që e rrethojnë.

Dhe tani, kur gjithnjë e më tepër po bëhet e qartë se në balotazhin e 2 Nëntorit, BDI-ja (AKI-ja) do të pëballet me një fiasko të vërtetë, ai po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, me shpresë se do të kthehet në pushtet ! Mirëpo, gjykoj se, koha e tij dhe e BDI-së (AKI-së) ka përfunduar, dhe nuk ka arsye racionale për zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse shumica parlamentare dhe Qeveria janë stabile, përveçse nuk vendosë ndryshe kryeministri Mickovski.

Mirëpo, siç kishte thënë Winston Churchill se « një politikan bëhet burrë shtetas vetëm atëherë kur fillon të mendojë për brezat që do të vijnë, jo për zgjedhjet që do të vijnë », kurse Ahmeti bënë të kundërtën, ai mendon për zgjedhjet tjera për të ardhur në pushtet, kurse gjenerat e reja nuk i interesonë, ashtu siç nuk i interesuan gjeneratat e kaluara, të cilat me politikat e gabuara i shpërnguli.

Konsideroj se as zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do t’a ndihmojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në – AKI-në, mbase do t’i fundosin edhe më tepër. Prandaj, zgjidhja më e mirë është tërheqja e menjëhershme e Ali Ahmetit nga politika, sa nuk është kompromituar dhe turpëruar edhe më tepër, edhe pse kjo nuk do t’a shpëtonte BDI-në nga shpërbërja, para se tentojnë t’a reformojnë radikalisht.

Në tubimet e fushatës për balotazh, Ali Ahmeti duke i lavdëruar kandidatët e tij, kritikon ashpër VLEN-in, kinse në nivelin qendror VLEN-i po i dëmton interesat e shqiptarëve. Mirëpo realiteti dhe dështime e Ali Ahmetit dhe BDI-së për 23 vite në bashkëqeverisje me partitë maqedone, dëshmojnë të kundërtën, respektivisht ai me zullumqarët e tij, në mënyrë sistematike dëmtoi dhe degradoi interesat e shqiptarëve duke i nëpërkëmbur dhe poshtëruar në këmbim të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button