Vritet një person gjatë një rrahjeje para një kazinoje në Kavadar

Një person, i lindur në vitin 1982, është vrarë gjatë një rrahjeje para një kazinoje në Kavadarci. Këtë informacion për MIA e konfirmoi doktor Antoan Parakeov, udhëheqës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.
– Është e vërtetë, kishte një vrasje gjatë një rrahjeje, mëngjesin e sotëm rreth orës pesë, para një kazinoje. Bëhet fjalë për lëndime fatale në kokë. Ekipi ynë mori thirrjen dhe menjëherë ishte në vendngjarje, por konstatoi se personi kishte ndërruar jetë, pa shenja jete – shpjegoi doktori për MIA.