Mexhiti: Investim i rëndësishëm për rrjetin e ujësjellësit në Gazi Babë

Kandidati i VLEN-it për Cairin, Izet Mexhiti, vizitoi sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Avram Pisevski” në lagjen Gazi Babë, një projekt që do të sjellë rrjetin e ri të ujësjellësit për banorët e kësaj zone.
“Ky investim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është një dëshmi e qartë se kur punohet me koordinim dhe përkushtim, ndryshimet pozitive bëhen të dukshme,” tha Mexhiti.
Ai theksoi se përmes këtij projekti, qytetarët do të kenë “furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, duke përfituar nga një infrastrukturë moderne, dhe një cilësi më e mirë jete për shumë vite në vijim.”
Mexhiti shtoi gjithashtu: “Ne nuk qëndrojmë në zyrë. Ne dalim në terren, dëgjojmë qytetarët dhe sigurohemi që çdo premtim, të kthehet në rezultat të prekshëm.”
Projekti pritet të sjellë përmirësime të dukshme në jetën e banorëve të Gazi Babës dhe është pjesë e përpjekjeve të VLEN-it për të rritur standardet e jetesës dhe infrastrukturën në Cair.



