Më shumë se 700 biznesmenë britanikë i bëjnë thirrje qeverisë të parandalojë “akte gjenocidi” në Gaza

Më shumë se 700 drejtues biznesi, themelues dhe profesionistë në Mbretërinë e Bashkuar kanë nënshkruar një letër të hapur duke i kërkuar qeverisë të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të parandaluar “akte të mëtejshme gjenocidi në Gaza” dhe për të respektuar ligjin ndërkombëtar.
Drejtuesit e biznesit i kërkuan qeverisë të ndalojë të gjitha licencat e eksportit për mallrat që mund të jenë “drejtpërdrejt ose tërthorazi të përfshira në operacionet ushtarake në Gaza – pa asnjë përjashtim”.
Në letër gjithashtu bëhet thirrje për zgjerimin e sanksioneve financiare dhe kontrolleve mbi investimet ndaj kompanive që mund të jenë bashkëpërgjegjëse në shkeljen e ligjit ndërkombëtar.
“Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurojë që asnjë biznes – qoftë përmes produkteve, shërbimeve apo zinxhirëve të furnizimit – të mos kontribuojë në këto mizori, drejtpërdrejt ose tërthorazi,” thuhet në letër.
Drejtuesit e biznesit gjithashtu ripërsëritën thirrjet për lejimin e pakufizuar të ndihmave humanitare, në një shkallë të gjerë, drejt Gazës, ndërprerjen e të gjitha transferimeve të armëve britanike drejt Izraelit dhe kthimin e të gjithë pengjeve të mbajtur në Gaza. /Al Jazeera/