Siri, rreth 500 ushtarë shtrohen në spital për shkak të helmimit nga ushqimi në Halep

Rreth 500 ushtarë nga Divizioni i 64-të u shtruan në spital për shkak të një helmimi nga ushqimi në pjesën perëndimor rurale të provincës siriane Halep, raporton Anadolu.
Shumë ushtarë në selinë ushtarake në rajonin Darat Izza të Halepit u sëmurën mbrëmë, duke u ankuar për të përziera në stomak, të vjella dhe dobësi fizike.
Pas incidentit ekipet mjekësore u dërguan në rajon. Rreth 500 ushtarë që shfaqnin shenja helmimi u dërguan në spitalin “Al-Kanana” në Darat Izza.
Sipas informacionit të marrë nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë siriane, u tha se janë në komunikim me Drejtorinë e Shëndetësisë së Halepit në lidhje me rastet e helmimit nga ushqimi në zonën rurale të Halepit.
Në deklaratë thuhet se të gjitha rastet e helmimit nga ushqimi ishin nën kontroll dhe se nuk kishte pasur humbje jete, duke shtuar: “Ekipet shëndetësore po kryejnë ndërhyrjet e nevojshme”.
Autoritetet vunë në dukje se kanë nisur hetime për të përcaktuar shkakun e incidentit.