Raport: SHBA i ka dërguar Izraelit mbi 4 miliardë dollarë armë që nga 7 Tetori

Një raport i ri nga Qendra për Politikë Ndërkombëtare (Center for International Policy), një institut amerikan studimor, ka zbuluar se SHBA i ka dërguar Izraelit afro 4.2 miliardë dollarë në armë midis 7 Tetorit 2023 dhe majit 2025.

Raporti thekson se kjo shifër përfaqëson një “pamje të pjesshme” të mbështetjes së SHBA-së për Izraelin dhe nuk përfshin dërgesat që janë miratuar, por ende nuk janë realizuar. Në të theksohet gjithashtu se SHBA ka financuar “pjesën më të madhe të municioneve dhe armëve të lehta të përdorura për të kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës”.

Mbyllja totale e Gazës për ndihmën humanitare dhe krijimi i një urie masive nga Izraeli nuk e kanë ngadalësuar rrjedhën e armëve amerikane. Maj 2025 është shënuar si muaji i dytë me sasinë më të madhe të dërgesave të armëve që nga fillimi i luftës. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button