Situata në Sudan e rënduar, mbi 300 mijë njerëz në rrezik urie

Situata në Sudan po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për një krizë të thellë urie që rrezikon qindra mijëra jetë.

Agjencia e OKB-së për Ushqimin ka ngritur alarmin për qytetin El Fasher, ku rreth 300,000 banorë janë të rrethuar dhe nuk kanë marrë ndihmë ushqimore për më shumë se një vit.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se është i pamundur shpërndarja e ndihmave tokësore për shkak të rrethimit nga forcat paraushtarake të RSF-së. Qyteti ndodhet në qendër të përplasjes mes RSF-së dhe ushtrisë sudaneze prej 16 muajsh, duke e kthyer atë në një vatër tragjedie të pashpresë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button