Kriza në Gaza, Trump: Duam që njerëzit të ushqehen, por nuk po ndodh gjenocid

Teksa u kthye nga pushimet e fundjavës, Presidenti amerikan Donald Trump foli me gazetarët lidhur me krizën humanitare në Rripin e Gazës, duke u ndalur veçanërisht te mungesa e ushqimit dhe ndihmës për civilët palestinezë.
I pyetur për zhvillimet më të fundit, Trump theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar popullsinë në nevojë.

Vetëm ne duam që njerëzit të ushqehen. Dhe ne jemi i vetmi vend që po e bën vërtet këtë. Po japim para për të ushqyer njerëzit”, deklaroi ai.

Megjithatë, Trump e hodhi poshtë cilësimin e situatës si gjenocid, pavarësisht dëshmive për krizën e rëndë humanitare. “Nuk mendoj se është gjenocid. Ata janë në luftë,” tha ai, duke kujtuar se konflikti nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi ndërmori sulme ndaj Izraelit.

Ndërkohë, javën e kaluar, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, vizitoi një pikë të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, e menaxhuar nga një kontraktor amerikan me mbështetje izraelite.

Së bashku me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee, ata vizituan edhe Rafahun qyteti jugor i Gazës që aktualisht është kthyer në një zonë ushtarake dhe thuajse i shpopulluar pas ndërhyrjes izraelite.

Pavarësisht përpjekjeve për shpërndarjen e ndihmave, agjencitë humanitare vazhdojnë të paralajmërojnë për rrezikun në rritje të urisë masive dhe kolapsit të shërbimeve bazë në enklavën palestineze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button