Ibrahimi: Një vendim që lartëson kujtesën, emri i Azem Moranës ngjitet mbi themelet e dijes

Kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për të miratuar propozim-vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit.
“Emri i shkollës mban peshën e një figure të madhe – Azem Morana, i cili mbetet frymëzim për shumë gjenerata. Ai sakrifikoi gjithçka në rrethana të rënda, duke bërë betejë të hapur me sistemin komunist dhe duke u qëndruar besnik idealeve të lirisë dhe identitetit kombëtar”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.
Ai ka shtuar se, kjo shkollë është më shumë se një institucion arsimor, është një përmendore gjallë e rezistencës, përkushtimit dhe dinjitetit.