Mexhiti: Pensionistët meritojnë dinjitet, jo mëshirë, 7.000 denarë rritje pensionesh brenda vitit

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Pensionistëve të Çairit, ku theksoi se gjenerata që ndërtoi vendin me mund e sakrificë, meriton dinjitet të plotë dhe jo mëshirë.
“Sot i dëgjova nga afër zërat e atyre që i dhanë gjithçka këtij vendi. Brenda vetëm një viti, kemi siguruar rritje të pensioneve me 7.000 denarë – dëshmi se politika mund të jetë mjet dinjiteti dhe drejtësie,” deklaroi Mexhiti.
Ai paralajmëroi se kjo është vetëm pika e nisjes, ndërsa qeveria do të vazhdojë me investime të qëndrueshme në shëndet, kujdes dhe mirëqenie për pensionistët.
“Do të ndërtojmë infrastrukturë më të denjë, do të ofrojmë shërbime më të ndjeshme dhe do të garantojmë respekt për çdo pensionist,” shtoi ai, duke falënderuar të moshuarit për urtësinë dhe besimin.