Arben Fetai: Këta dy sot luftojnë se kush është skllavi më i mirë i Aliut

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar me tone të ashpra në një status të publikuar në rrjete sociale, duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe duke akuzuar dy bashkëpunëtorë të afërt të tij për tradhti dhe dezertim politik.

“Sot, këta dy luftojnë mes vete për titullin e skllavit më të devotshëm të Aliut,” shkruan Fetai, duke aluduar për kalimin e tyre në radhët e BDI-së dhe duke i quajtur të diskredituar, të demaskuar dhe të destinuar për t’u harruar.

Ai thotë se i ka besuar thellësisht këtyre personave gjatë një rruge tetëvjeçare me plot fushata dhe përpjekje për ndryshim, por ndjen zhgënjim të thellë kur, sipas tij, ata hoqën maskat dhe zgjodhën “anën e errët”.

Fetai e cilëson këtë veprim si përpjekje për të sabotuar ndryshimin, por thekson se kjo nuk ka pasur dhe nuk do të ketë sukses, as në nivelin qendror dhe as në atë lokal.

“Shpirti i Aleancës është më i gjallë se kurrë,” deklaron ai, duke theksuar se aktivistët e saj nuk pranojnë çburrnim dhe nuk falin tradhtinë.

Në fund të mesazhit të tij, Fetai paralajmëron një përballje politike vendimtare në muajin nëntor, duke shkruar: “Nëntori i shqiptarëve do të shënojë fundin e tradhtarëve.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button