VLEN: Në zgjedhjet lokale, qytetarët do të bëjnë vettingun që BDI s’e kalon dot!

Udhëheqësia e BDI-së nuk do të kalonte as vettingun për roje të një kooperative bujqësore, e lëre më vettingun për luftën kundër korrupsionit apo për luftën kundër bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete.

Sa herë që BDI nuk di si të mbrohet nga pyetjet e opinionit publik për kriminalitetin e njerëzve udhëheqës në parti, e rikthen nga harresa temën e vjetër – vettingun. Ata mendojnë se nëse bërtasin me zë të lartë dhe shpesh për vetting, njerëzit do të harrojnë se çfarë kriminelësh janë.

Sa herë që kapen ngushtë, sa herë që opinioni mëson për aferat e tyre kriminale, marrëveshjet korruptive dhe lidhjet e dyshimta, BDI valëvit parullën boshe “vetting”, jo si mjet për drejtësi, por si ombrellë politike për amnisti.

Nëse me të vërtetë donin vetting, pse nuk e zbatuan për 20 vite sa ishin në pushtet? Çfarë i pengonte? Apo idetë e mëdha i ruajnë për opozitë, ndërsa kur janë në pushtet, merren me tenderë, centrale fotovoltaike, qendra tregtare, shtypshkronja dhe para?
BDI nuk ka përgjigje pse as sot, kur kanë mundësi, nuk e nisin vettingun brenda partisë dhe koalicionit të tyre.

Vetting për Ali Ahmetin dhe pasurinë e familjes së tij, për firmat e fëmijëve, nipërve, dhëndurëve e miqve të tij, për veturat e shtrenjta dhe luksoze, për qendrat tregtare…!? Pse nuk tregojnë përmes procesit të vettingut se sa është pasuria e njerëzve rreth Ahmetit!?

Vetting për Artan Grubin, për biznesin e kazinove në Maqedoni, për licencat e kazinove të nëntokës nga Serbia dhe Mali i Zi, për blerjen e makinave të lojërave të fatit me para nga buxheti i shtetit, për ikjen e tij dhe më në fund për vendosjen e tij në listën e zezë amerikane!?

Vetting për Bujar Osmanin dhe aferat nga të cilat nuk mund të ikë: roli dhe takimet e tij me konceptin “bota serbe”, rasti “Pacienti” i Prokurorisë Speciale dhe tërheqja e tij, furnizimet e ndryshme, shpenzimet jashtëzakonisht të larta për samitin e OSBE-së, mbështetja për Ballkanin e Hapur dhe takimi me Lavrovin!?

Vetting për Arben Taravarin dhe licencat për kanabis në Gostivar, tenderët për kushërinjtë, “Gjoka Construction” dhe shtëpia e lirë në lagje elitare në Shkup!?
Vetting për Blerim Bexhetin dhe ndërtesat e tij në Saraj, transfertat financiare nga ndërmarrjet publike të Shkupit drejt njerëzve të tij dhe bashkëpunimi i thellë e i sinqertë me Sasho Mijallkovin dhe Nikola Gruevskin!?

BDI të mos shqetësohet. Vettingu po vjen. Dhe ai më i fuqishmi, ai i popullit. Në zgjedhjet lokale, qytetarët do ta bëjnë vettingun e vërtetë: do t’i dërgojnë në pension politik të gjithë ata që abuzuan me pushtetin për pasurim personal.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button