Trupi i vajzës së zhdukur u gjet në lumin Vardar

Është gjetur trupi i pajetë i vajzës 16-vjeçare, e cila para gjashtë ditësh ishte zhdukur në ujërat e lumit Vardar, pranë fshatit Ullanci, Komuna e Gradsko-s.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se trupi është gjetur dhe nxjerrë nga lumi pranë Gradsko-s së vjetër, dje rreth mesditës. Është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi. Zhdukjen e vajzës së mitur 16-vjeçare e kishte raportuar motra e saj.

Në lumin Vardar kishte humbur edhe një grua 26-vjeçare, por ajo u gjet gjallë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button