MPB: Privohen nga liria katër shoferë, drejtonin automjetet nën ndikim të alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë privuar nga liria katër shoferë në rajonin e Shtipit.

Shoferët kanë qenë duke ngasur veturat nën ndikim të alkoolit.

“Rasti i parë ka ndodhur sot, në ora 01.48 në Koçan, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria T.S.(36) nga Koçani. Ai është kapur duke ngasur automjet me 2.63 promilë alkool në gjak.

Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Aleksandar Makedonski” sot, në ora 02:40, në Makedonska Kamenicë ku është arrestuar Z.M.(35) nga fshati Moshticë. Ai është kapur duke ngasur automjet me targa italiane, por nën ndikim të alkoolit me 2.00 promilë në gjak.

Rasti i tretë ka ndodhur në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, ku është arrestuar N.I.(39) nga Shtipi pasi është kapur duke ngasur automjetin me 2.36 promilë alkool në gjak.

Rasti i katërt ka ndodhur poashtu në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, ku është arrestuar I.D.(55) nga Shtipi. Ai është kapur duke ngasur automjet me 1.56 promilë alkool në gjak”, informojnë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button