Ligji i ri i Lojërave të Fatit, do të vrasë industrinë e kazinove

Ligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut sjell ndryshime të mëdha në mënyrën se si shteti synon ta rregullojë industrinë e kazinove dhe bastoreve. Për Shoqatën e Organizatorëve të Lojërave të Fatit, këto janë masa radikale që do të çojnë në mbylljen e plotë të këtij biznesi.

Industria e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut pritet të përjetojë transformimin më të madh në historinë e saj, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili sjell ndryshime të thella që do ta riformësojnë tërësisht këtë sektor.

Sipas dokumentit të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, projektligji i hartuar nga Ministria e Financave, dhe tashmë në fazën përfundimtare të miratimit në Qeveri, përmban ndryshimet më të rëndësishme në nenin 24.

Ky nen parashikon që kazinotë dhe sallat me pajisje elektronike të tipit video-lotari (VLT) të vendosen të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Meqenëse në ligj nuk janë parashikuar përjashtime, ky rregull vlen edhe për kazinotë që ndodhen brenda hoteleve, nëse këto objekte gjenden brenda gjysmë kilometri nga institucionet arsimore.

Ndryshe nga kazinotë dhe sallat me aparate, bastoret përjashtohen nga ky obligim dhe do të mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në lokacionet ekzistuese.

Megjithatë, ato do të përballen me kufizime të tjera: do të ndalohet vendosja e pajisjeve VLT në ambientet e bastoreve, përveç në rastet kur ato ndodhen më shumë se 500 metra larg nga shkollat. Edhe në këto raste, numri maksimal i pajisjeve të lejuara do të jetë pesë.

Ligji i ri u jep gjeodetëve një rol të ri dhe të rëndësishëm si “arbitra të fatit”. Ata do të jenë figura kyç në përcaktimin e saktë të lokacioneve ku munden – ose nuk munden – të hapen kazino, duke ndryshuar ndjeshëm situatën aktuale ku këto objekte ndodhen thuajse në çdo rrugë të qyteteve.

Për matjen e distancës prej 500 metrash, drafti qeveritar e përshkruan atë si “rruga më e shkurtër e sigurt” nga hyrja e një shkolle, deri te hyrja e objektit ku zhvillohen lojërat e fatit.

“Në kuptim të paragrafit 2 të këtij neni, distanca përfaqëson rrugën më të shkurtër dhe më të sigurt nga hyrja e një shkolle fillore ose të mesme, deri te hyrja e hapësirës ku organizohen lojëra fati, dhe përcaktohet me një elaborat gjeodetik për përdorim të posaçëm, të përgatitur nga një gjeodet i licencuar ose një kompani e specializuar për punë gjeodetike. Metodologjinë për matjen e distancës, si dhe formën dhe përmbajtjen e elaboratit, do t’i përcaktojë drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive”, thuhet në tekstin e ligjit.

Ligji parashikon, gjithashtu, ulje të ndjeshme të numrit të aparateve elektronike VLT të Drejtorisë Shtetërore të Video-Lotarisë në të gjithë territorin e vendit. Aktualisht janë rreth 7.000 të tilla.

“Sasia e përgjithshme e terminaleve elektronike të video-lotarisë që mund të vendosen në të gjitha ambientet afariste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kufizohet në jo më shumë se 3.000 njësi, duke u llogaritur çdo muaj veçmas”, thuhet në nenin 64 të projektligjit.

Reklamim i kufizuar dhe licenca më të shtrenjta për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut

Projektligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut përfshin një sërë masash që ndalojnë reklamimin e këtyre aktiviteteve, si në media, ashtu edhe në pjesën e jashtme të objekteve ku zhvillohen lojëra të fatit.

Reklamimi në televizion dhe radio për organizimin e lojërave të fatit, përfshirë ato online, do të ndalohet çdo ditë nga ora 6 deri në orën 22.

Ligji ndalon, gjithashtu, reklamimin e lojërave të fatit dhe atyre zbavitëse në zonat e zhvillimit industrialo-teknologjik, si dhe çdo lloj reklame në pjesën e jashtme të objekteve afariste, më të madhe se 30 cm në lartësi dhe 100 cm në gjatësi. Përjashtim bëjnë vetëm kazinotë që ndodhen deri në tre kilometra nga një pikë kufitare, dhe që ofrojnë lojëra të veçanta të fatit.

Përveç kufizimeve të reklamimit, projektligji parasheh edhe rritje të detyrimeve tatimore për kazinotë dhe sallat me aparate. Në vend të normës ekzistuese prej 20%, do të aplikohet një normë prej 23% mbi diferencën ndërmjet shumës së arkëtuar dhe shumës së paguar nga të gjitha pajisjet në një kazino, në baza mujore.

Nga kjo shumë, 3% do t’i ndahet Agjencisë për Film, ndërsa 4% do të shkojë për promovimin e turizmit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Qeveria ka propozuar, gjithashtu, ndryshime në mënyrën e dhënies së licencave. Aktualisht, kazinotë paguajnë 600 mijë euro për një licencë që mbulon hapjen e shumë objekteve. Sipas projektligjit të ri, licenca do të kushtojë 750 mijë euro për një periudhë prej gjashtë vitesh, por do të vlejë vetëm për një objekt të vetëm.

Për bastoret, licenca do të kushtojë 210 mijë euro, ndërsa për sallat me aparate elektronike – 100 mijë euro. Për çdo objekt të ri që hapet nga të njëjtët operatorë, do të aplikohet një tarifë shtesë prej 30 mijë eurosh.

Qeveria: Ka kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me ndryshimet

Ligji i ri për lojërat e fatit ende është në procedurë brenda Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nga ekzekutivi thonë se, pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, projektligji do t’i dërgohet Kuvendit, dhe publiku do të njoftohet në detaje për përmbajtjen e tij.

Sipas Qeverisë, zbatimi i ligjit do të nisë në janar të vitit 2027, për t’u lënë organizatorëve të lojërave të fatit kohë të mjaftueshme për t’u riorganizuar.

“Qëllimi i ligjit të ri për lojërat e fatit dhe ato zbavitëse është të rregullojë më qartë raportet në këtë sektor, dhe të ofrojë mbrojtje më të madhe për qytetarët. Me këtë projektligj parashihet distancë e detyrueshme e objekteve ku zhvillohen lojëra të fatit nga shkollat fillore dhe të mesme. Forcohen mekanizmat e kontrollit ndaj këtij aktiviteti dhe përhapjes së tij, rriten të gjitha taksat dhe tarifat, dhe futen procedura shtesë për qeverisje të mirë korporative”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Radion Evropa e Lirë.

Industria e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut pritet të përjetojë transformimin më të madh në historinë e saj, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili sjell ndryshime të thella që do ta riformësojnë tërësisht këtë sektor.

Sipas dokumentit të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, projektligji i hartuar nga Ministria e Financave, dhe tashmë në fazën përfundimtare të miratimit në Qeveri, përmban ndryshimet më të rëndësishme në nenin 24.

Ky nen parashikon që kazinotë dhe sallat me pajisje elektronike të tipit video-lotari (VLT) të vendosen të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Meqenëse në ligj nuk janë parashikuar përjashtime, ky rregull vlen edhe për kazinotë që ndodhen brenda hoteleve, nëse këto objekte gjenden brenda gjysmë kilometri nga institucionet arsimore.

Të rinjtë maqedonas të varur nga lojërat e fatit

Ndryshe nga kazinotë dhe sallat me aparate, bastoret përjashtohen nga ky obligim dhe do të mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në lokacionet ekzistuese.

Megjithatë, ato do të përballen me kufizime të tjera: do të ndalohet vendosja e pajisjeve VLT në ambientet e bastoreve, përveç në rastet kur ato ndodhen më shumë se 500 metra larg nga shkollat. Edhe në këto raste, numri maksimal i pajisjeve të lejuara do të jetë pesë.

Ligji i ri u jep gjeodetëve një rol të ri dhe të rëndësishëm si “arbitra të fatit”. Ata do të jenë figura kyç në përcaktimin e saktë të lokacioneve ku munden – ose nuk munden – të hapen kazino, duke ndryshuar ndjeshëm situatën aktuale ku këto objekte ndodhen thuajse në çdo rrugë të qyteteve.

Për matjen e distancës prej 500 metrash, drafti qeveritar e përshkruan atë si “rruga më e shkurtër e sigurt” nga hyrja e një shkolle, deri te hyrja e objektit ku zhvillohen lojërat e fatit.

“Në kuptim të paragrafit 2 të këtij neni, distanca përfaqëson rrugën më të shkurtër dhe më të sigurt nga hyrja e një shkolle fillore ose të mesme, deri te hyrja e hapësirës ku organizohen lojëra fati, dhe përcaktohet me një elaborat gjeodetik për përdorim të posaçëm, të përgatitur nga një gjeodet i licencuar ose një kompani e specializuar për punë gjeodetike. Metodologjinë për matjen e distancës, si dhe formën dhe përmbajtjen e elaboratit, do t’i përcaktojë drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive”, thuhet në tekstin e ligjit.

Polemikat për dislokimin e lojërave të fatit

Ligji parashikon, gjithashtu, ulje të ndjeshme të numrit të aparateve elektronike VLT të Drejtorisë Shtetërore të Video-Lotarisë në të gjithë territorin e vendit. Aktualisht janë rreth 7.000 të tilla.

“Sasia e përgjithshme e terminaleve elektronike të video-lotarisë që mund të vendosen në të gjitha ambientet afariste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kufizohet në jo më shumë se 3.000 njësi, duke u llogaritur çdo muaj veçmas”, thuhet në nenin 64 të projektligjit.

Reklamim i kufizuar dhe licenca më të shtrenjta për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut

Projektligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut përfshin një sërë masash që ndalojnë reklamimin e këtyre aktiviteteve, si në media, ashtu edhe në pjesën e jashtme të objekteve ku zhvillohen lojëra të fatit.

Reklamimi në televizion dhe radio për organizimin e lojërave të fatit, përfshirë ato online, do të ndalohet çdo ditë nga ora 6 deri në orën 22.

Ligji ndalon, gjithashtu, reklamimin e lojërave të fatit dhe atyre zbavitëse në zonat e zhvillimit industrialo-teknologjik, si dhe çdo lloj reklame në pjesën e jashtme të objekteve afariste, më të madhe se 30 cm në lartësi dhe 100 cm në gjatësi. Përjashtim bëjnë vetëm kazinotë që ndodhen deri në tre kilometra nga një pikë kufitare, dhe që ofrojnë lojëra të veçanta të fatit.

Përveç kufizimeve të reklamimit, projektligji parasheh edhe rritje të detyrimeve tatimore për kazinotë dhe sallat me aparate. Në vend të normës ekzistuese prej 20%, do të aplikohet një normë prej 23% mbi diferencën ndërmjet shumës së arkëtuar dhe shumës së paguar nga të gjitha pajisjet në një kazino, në baza mujore.

Nga kjo shumë, 3% do t’i ndahet Agjencisë për Film, ndërsa 4% do të shkojë për promovimin e turizmit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Qeveria ka propozuar, gjithashtu, ndryshime në mënyrën e dhënies së licencave. Aktualisht, kazinotë paguajnë 600 mijë euro për një licencë që mbulon hapjen e shumë objekteve. Sipas projektligjit të ri, licenca do të kushtojë 750 mijë euro për një periudhë prej gjashtë vitesh, por do të vlejë vetëm për një objekt të vetëm.

Për bastoret, licenca do të kushtojë 210 mijë euro, ndërsa për sallat me aparate elektronike – 100 mijë euro. Për çdo objekt të ri që hapet nga të njëjtët operatorë, do të aplikohet një tarifë shtesë prej 30 mijë eurosh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button