Gaza po mbetet pa ushqim të specializuar për të shpëtuar fëmijët e kequshqyer

Salim Oweis, zëdhënës i UNICEF-it në Amman, Jordani, i tha agjencisë Reuters se furnizimet me Ushqim Terapeutik të Gatshëm për Përdorim (RUTF) – një trajtim jetik për fëmijët e kequshqyer – do të përfundojnë deri në mes të gushtit, nëse nuk ndryshon asgjë.

“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për fëmijët, të cilët përballen aktualisht me urinë dhe kequshqyerje,” tha ai.

Oweis shtoi se UNICEF ka në dispozicion vetëm aq RUTF sa për të trajtuar 3,000 fëmijë, ndërkohë që vetëm në dy javët e para të korrikut, organizata ka trajtuar 5,000 fëmijë me kequshqyerje akute në Gaza.

“Shumica e furnizimeve për trajtimin e kequshqyerjes janë konsumuar dhe ajo që ka mbetur në qendrat shëndetësore do të mbarojë shumë shpejt, nëse nuk rifurnizohet,” tha një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH paralajmëroi gjithashtu se një program në Gaza, që synonte të parandalonte kequshqyerjen tek më të rrezikuarit, përfshirë gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën pesë vjeç, mund të ndalojë së funksionuari për shkak të mungesës së suplementeve ushqyese. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button