Ministri ekstremist izraelit paraqet planet për aneksimin dhe ngritjen e vendbanimeve izraelite në Gaza

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se ka diskutuar për aneksimin dhe ngritjen e vendbanimeve izraelite në Rripin e Gazës me shefin e shtabit të ushtrisë izraelite.

Duke folur në një konferencë të ekstremit të djathtë në Knesset me titull “Riviera në Gaza – Nga vizioni në realitet”, Smotrich tha: “Besoj me të vërtetë se këtu ekziston një mundësi e jashtëzakonshme. Mund të fillojmë në veri dhe të ngremë tre vendbanime atje; diskutimet tashmë kanë filluar”.

Sipas mediave izraelite, Smotrich shtoi gjithashtu se Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, ka shprehur mbështetje për atë që ai e quajti “aneksim për arsye sigurie” të territorit – i cili vazhdon të jetë nën bombardim intensiv nga Izraeli.

Limor Son Har Melech, një tjetër anëtare e parlamentit izraelit, tha: “Kthimi i vendbanimeve në Gaza nuk është një ëndërr, por një qëllim i vërtetë sionist, dhe tashmë kemi plane, vizatime dhe familje të gatshme për të ndërtuar”.

Vendbanimet izraelite në Gaza konsiderohen të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, dhe shumë juristë të të drejtave të njeriut i shohin ato si një mjet për spastrim etnik të territorit nga palestinezët. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button