Qeveria me vendim: Në shtator pensionet rriten me 1000 denarë

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi propozim-Ligji për rritjen e pensioneve i cili më pas do të drëzohet në Kuvend. Kryeministri Mickoski pret që Kuvendi ta votojë ligjin në fjalë para shpalljes së zgjedhjeve lokale.
“Po, unë kam paralajmëruar tashmë se presim një rritje lineare të pensioneve. Kjo është praktikisht ajo që pensionistët po kërkojnë nga Qeveria. Kjo përqindje, sipas ligjit, e cila duhet të rritet, duhet të shpërndahet linearisht tek të gjithë përfituesit e pensioneve. Ne e dëgjuam atë zë si Qeveri”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Pensionet do të rriten për një mijë denarë në shtator, pastaj edhe një mijë denarë të tjera në prill të vitit të ardhshëm. Rritja vlen për të gjithë llojet e pensioneve.