Kolonët izraelitë vjedhin dhe vrasin dhjetëra dele në Bregun Perëndimor të pushtuar

Kolonët izraelitë kanë vjedhur dhe vrarë dhjetëra dele në pronësi të palestinezëve në pjesën veriore të Luginës së Jordanit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton agjencia e lajmeve Wafa.
Mahdi Daraghmeh, kryetar i këshillit të fshatit al-Malih, i tha Wafa-s se kolonët fillimisht vodhën dhjetëra dele që u përkisnin familjeve palestineze në komunitetin e Luginës së Jordanit, përpara se të vrisnin 117 prej tyre.
Sipas Daraghmeh, kolonët e armatosur gjithashtu sulmuan çadrat në pronësi të palestinezëve në atë zonë dhe rrahën banorët që ndodheshin aty.