Kryetari i BFI-së: I falënderoj ata që e zgjidhën problemin e medresesë

Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, në krye me Kryetarin e saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, njofton të gjith opinionin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Projekt ligjin për shkollat e mesme fetare në vend, përmes së cilës edhe diplomat e të diplomuarve nga Medreseja Isa Beu do të njihen nga të gjitha institucionet Akademike në vend dhe jashtë vendit.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, dhe të gjitha institucioneve të saja, falenderon Kryeministrin, zv. Kryeministrin e parë, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillimin e Arsimit të Mesëm si dhe të gjitha strukturat shtetërore të cilat kanë kontribuar në arritjen e madhe të akreditimit të kësaj vatre edukativo – arsimore.

Në veçanti, Reisul Ulema përgëzon për këtë arritje ekipin negociues nga rradhët e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, të udhëhequr nga Drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami dhe Prof Dr. Qufli Osmanin për angazhimin e palodhshëm të cilët dhanë frytet e saja me miratimin e këtij ligji.
Përkrahje të lartë me vendimet e tyre kanë qenë Myftitë dhe myftinitë e BFI e RMV si de FSHI me strukturat e tyre.

Me bindje të thellë besojmë që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ta miratojë këtë ligj të shumëpritur, i cili është shpresë për shum familje, ëndër e shumë nxënësve dhe perspektivë e vlerave euroatlantike, të cilat synon t’i arrijë shteti ynë.

Poashtu, Reisul Ulema uron edhe Kishën Otodokse maqedonase për akreditimin e Shkollës së mesme të Bogosllavisë duke ju dëshiruar suksese në të ardhme si dy shkolla që do vazhdojnë ngritjen e dijes ferare dhe shkencore dhe pandërprerë do të kultiviojnë vlerat e morale, të paqës dhe tolerances në shoqërinë tonë të përbashkët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button