Hasani për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë: Shqipëria qëndron në solidaritet me BeH-në për kujtesën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka publikuar një mesazh për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ka theksuar se sot në Srebrenicë, bashkohen me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës “në kujtimin e njërit prej kapitujve më të errët në historinë e kohëve të fundit të Evropës, gjenocidit në Srebrenicë, 30 vjet më vonë”.

“Përkujtimi i kësaj dite ka të bëjë me nderimin e viktimave dhe me qëndrimin pranë atyre që vazhdojnë të mbajnë peshën e kësaj humbjeje. Na kujton gjithashtu përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u përballur me të kaluarën me ndershmëri dhe për të mbështetur vlerat e dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe paqes”, ka shkruar Hasani.

Ministri Hasani ka theksuar më tej se Shqipëria qëndron në solidaritet me Bosnjën dhe Hercegovinën, sipas tij për kujtesën, për të vërtetën dhe për një të ardhme pa urrejtje dhe përçarje.

– Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë që kërkuan strehim tek ushtarët holandezë që vepronin nën strukturën e OKB-së iu dorëzuan më vonë serbëve.

Serbët, të cilët lejuan gratë dhe fëmijët të arrinin në zonën e kontrolluar nga ushtarët boshnjakë, masakruan të paktën 8.372 burra boshnjakë në pyje, fabrika dhe depo. Boshnjakët e masakruar u varrosën në varre masive.

Me një ceremoni që mbahet çdo vit më 11 korrik në varrezat memoriale të Potoçarit, pas identifikimit të kryer varrosen viktimat, trupat e të cilëve u gjetën në varret masive në punimet e filluara pas luftës për të gjetur të zhdukurit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button