Normalizohet komunikacioni rrugor deri në vendkalimin kufitar Bllacë

Normalizohet gjatë natës komunikacini rrugor drejt vendkalimit kufitar Bllacë. Është hequr ndalesa edhe për automjetet transportuese edhe për autobusët, kumtoi MPB-ja.
Komunikacioni në këtë pjesë mbrëmë për shkak të zjarrit mbi magjistralen A4 Shkup – Bllacë pranë tunelit, i cili është përhapur, u rioriantua për automjetet e udhëtarëve, ndërsa është vendosur ndalesë për automjetet transportuese. MPB-ja ka vendosur regjim të veçantë për lëvizjen e automjeteve nga vendkalimi kufitar Bllacë për në Shkup dhe anasjelltas.