Turqia sjell në vend 15 të kërkuar nga 5 shtete, përfshirë Maqedoninë e Veriut

Pesëmbëdhjetë persona të kërkuar, përfshirë 13 me urdhërarrest ndërkombëtar të Interpolit dhe dy nga lista kombëtare e të kërkuarve të Turqisë, janë ekstraduar nga pesë vende, bëri të ditur të hënën ministri i Brendshëm i Turqisw, Ali Yerlikaya.

Në një postim në platformën X, Yerlikaya tha se individët u kapën dhe u sollën në Türkiye nga Gjeorgjia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.

Sipas tij, të dyshuarit të gjithë të kërkuar për vepra të ndryshme penale u identifikuan përmes analizës së të dhënave të Interpolit, regjistrave të forcave të rendit në Türkiye, rrjeteve sociale dhe burimeve të hapura. Operacioni u koordinua nga departamentet për krimin e organizuar, inteligjencën, narkotikët, antiterrorizmin, kontrabandën e emigrantëve dhe krimet kibernetike. /TrtAlbania/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button