Evakuohen pacientët dhe personeli i Bardovcit, zjarr në oborrin e Spitalit Psikiatrik

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se sot pasdite ka shpërthyer zjarr në lagjen GeGe, i cili është përhapur drejt lagjes Bardovci ku ka kapluar edhe një pjesë të oborrit të Spitalit Psikiatrik

Nga QMK-ja bëjnë të ditur se pacientët dhe stafi janë evakuar të cilët janë larguar në mënyrë të sigurt jashtë territorit të Spitalit.

“Sot pasdite shpërtheu zjarr në lagjen GeGe, i cili u përhap drejt lagjes Bardovci dhe kaploi pjesë të oborrit të Spitalit Psikiatrik Bardovci, i mbuluar me bar të thatë dhe pemë të larta. Zjarri paraqiste rrezik që të përhapej në të gjithë kompleksin e spitalit.

Menjëherë u ndërmor evakuimi i pacientëve dhe stafit, të cilët u larguan në mënyrë të sigurt jashtë territorit të spitalit”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button