Ibrahimi: Mbi 100 klube shqiptare kanë përfituar ndihmë nga Ministria e Sportit

Lideri i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi gjatë raportimit një vit qeverisje VLEN ka përmendur të arriturat e kësaj qeverie.
Në sferën e sportit, Ibrahimi ka përmendur faktin se për herë të parë mbi 100 klube shqiptare kanë përfituar ndihmë direkte nga shteti.
Në këtë mënyrë, zëvendës ministrja e sportit, Safije Sadiku Shahini është bërë zëdhënëse e sportit në vendin tonë.
“Para se të shkoj më tej edhe një fjali për sportin. Pas shumë viteve, për herë të parë në këtë njëvjeçar klubet shqiptare e kanë ndjerë dorën shtetit. Mbi 100 klube sportive shqiptare kanë përfituar mbi 102 milionë denarë përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë nga Ministria e Sportit.
Zëvendësministrja Safije Sadiki Shaini është bërë tashmë zëdhënëse e sportit në vendin tonë”, nënvizoi Ibrahimi.