Mickoski: 38 automjete janë vënë në përdorim për shuarjen e zjarreve

Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi se shteti në sezonën e zjarreve hynë më i përgatitur se kurrë më parë. Në deklaratë për media Mickoski bëri të ditur se 38 automjete janë vënë në përdorim për shuarjen e zjarreve. Siç tha, bëhet fjalë për automjete policore dhe ushtarake të cilët nuk kanë qenë në përdorim për më shumë se 8 vjet.
“Bëhet fjalë për automjete policore dhe ushtarake të cilat nuk janë ndezur për më shumë se tetë vjet. E patë demonstrimin, e patë se si duket sot e gjithë kjo, dhe mund të them se sezonin e zjarreve, që presim të ndodhë shumë shpejt – përkatësisht tashmë ka filluar, me shfaqjen e disa zjarreve në disa pjesë të territorit të shtetit – po e presim shumë më të përgatitur”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button