Presidenti Erdoğan: Politikat e Izraelit kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan mbajti një fjalim në “Samitin e 17-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik” që zhvillohet në Azerbajxhan.

Presidenti turk tha se “Me Planin tonë Kombëtar të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë që mbulon vitet 2024-2030, ne parashikojmë një ulje prej 100 milionë tonë emetimesh ekuivalente të dioksidit të karbonit. Projekti Zero Mbetje i jep forcë shtesë luftës sonë kundër ndryshimeve klimatike. Ne kemi parandaluar afërsisht 6 milionë ton emetime të gazrave serrë që nga fillimi i tij.”

Në fjalimin e mbajtur shtoi se “Politikat agresive të Izraelit, të përshpejtuara nën administratën aktuale, kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Ne nuk mund ta braktisim kauzën palestineze dhe as të heshtim ndërsa administrata Netanyahu e kthen rajonin tonë në një masakër.”

Presidenti Erdoğan tha se “Ne besojmë se duhet ta mbështesim sigurinë, paqen dhe zhvillimin e popullit afgan në Afganistan.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button