Murtezi: Lehtësimi i kalimit kufitar në Tabanoc shumë shpejt do të funksionalizohet

Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të funksionalizohet lehtësimi i kalimit kufitar në Tabanoc.
Ky lajm që është në dobi të mërgatës tonë ishte edhe një kërkesë e kahmotshme në këtë pikë kufitare, por edhe në pikat tjera kufitare.
“ Jam shumë i sigurt se para fillimit të ardhjes së mërgatës për në vendlindje do të funksionalizohet edhe në Tabanoc edhe në disa pika tjera kufitare gjegjësisht kalime kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë kam qenë në vitin e kaluar gjatë kohës kur mërgata ishte në vizitë këtu dhe e di se çfarë problematike ka pasur në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Prandaj edhe ju kemi qasur shumë seriozisht, në vend se me bërë politika ditore dhe muhabete e kuluareve dhe podcasteve të ndryshme, ne jemi marr me zgjidhjen e problemeve reale me të cilat ballafaqohen qytetarët. Dhe shumë shpejt edhe në Tabanoc do ta kemi lehtësimin e kalimeve kufitare”, deklaroi Murtezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button