Mexhiti: Sot nuk është fillimi, është vazhdimi i çlirimit nga politika e së kaluarës

Me rastin e themelimit të Shtabit të Përgjithshëm Politik ë VLEN-it, Izet Mexhiti deklaroi se VLEN-i nuk u përça, por u bashkua. Sipas tij, sot nuk është fillimi, por vazhdimi i fitores të një viti më parë.

“Sot nuk është fillimi, ky është vazhdimi i fitores të një viti më parë. Është vazhdimi i çlirimit nga politika e së kaluarës, sepse shqiptarët nuk janë lodhur nga politika, janë lodhur nga mospolitika. Janë lodhur nga intriga dhe keqpërdorimi, shqiptarët nuk kanë kërkuar shumë, kanë kërkuar dinjitet, barazi dhe të drejtën për të mos u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre. Dhe VLEN është këtu për të rikthyer politikën si duhet të jetë, si përgjegjësi publike dhe jo si pronë private. VLEN është këtu që t’ua kthejë shqiptarëve dinjitetin që politika e së kaluarës ua humbi”, deklaroi Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button