Fidan: Turqia do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë evropiane

Ministri i Jashtëm i turk, Hakan Fidan deklaroi se Turqia e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në arkitekturën evropiane të sigurisë me aftësitë e saj ushtarake dhe infrastrukturën e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu.
Fidani mbajti konferencë për media pas Takimit joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Qendrën e Kongreseve NEST në Antalya.
Kryediplomati turk tha se bisedimet në Antalya konfirmuan rolin udhëheqës të NATO-s në arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe se siguria e Evropës nuk mund të konsiderohet e ndarë nga NATO.
“Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në arkitekturën evropiane të sigurisë me aftësitë e saj ushtarake dhe infrastrukturën e industrisë së mbrojtjes”, tha Fidan duke shtuar se kjo arkitekturë po riformësohet në dritën e kushteve aktuale.
“Në një periudhë të tillë, pritshmëria jonë është që të gjitha hapat në fushën e sigurisë të ndërmerren pa lejuar përsëritje të panevojshme, ndarje dhe shkëputje nga NATO”, theksoi Fidan duke vënë në dukje se këto çështje i kanë sjellë në rend të ditës në takimet dhe bisedimet dypalëshe.