“Vuçiçi do të përfundojë si Millosheviçi”, serbët vërshojnë rrugët kundër fitores së SNS

Në Beograd shpërthyen trazirat, u shkatërrua gardhi para Komisionit Zgjedhor – liderët e opozitës hynë në grevë urie, raporton Alfax.
Koalicioni opozitar serb “Serbia kundër dhunës” po mban një protestë masive para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, ku priten rezultatet zyrtare të zgjedhjeve që u mbajtën dje në vend. Opozita pretendon se ka dëshmi për parregullsi zgjedhore, ata refuzojnë të njohin rezultatet preliminare, në të cilat partia në pushtet e presidentit Vuçiq fitoi shumicën e votave.
Opozita thotë se 40,000 votues në Beogradjanë sjellë nga Republika Srpska, se nuk janë banorë të Beogradit dhe ka ndodhur një “tren bullgar”. Ata kërkojnë anulim të zgjedhjeve.
Në protestën e sonte, liderët e opozitës “Serbia kundër dhunës”, deputetët Marinika Tepiç dhe Miroslav Aleksiç, hynë në ndërtesën e Komisionit Republikan Zgjedhor për të dorëzuar siç thanë ata provat se zgjedhjet ishin vjedhur dhe njoftuan se do të hyjnë në grevë urie, shkruan Alfax.
“Ne i jemi bashkuar Komisionit Republikan Zgjedhor që është organ dytësor i Komisionit të Zgjedhjeve të Qytetit, si deputetë të popullit, sepse nuk guxojmë t’i njohim zgjedhjet e Beogradit që janë të vjedhura, me keqpërdorim të ligjit, me bartjen e njerëzve nga vendet e tjera. Ne kemi një shembull të një ministri nga një vend tjetër që ka votuar. Erdhëm të dorëzojmë provat, i kemi akoma, po shkruhen kundërshtime. Ne do të qëndrojmë këtu si deputetë. Unë dhe Miroslav Aleksiç do qëndrojmë për një kohë të gjatë dhe po fillojmë një grevë urie”, tha Marinika Tepicç.
Incidentet kanë ndodhur pasi gardhi përballë KRZ-së është thyer nga disa të rinj, të cilët kanë tentuar të hyjnë në objekt. Ata janë penguar nga vetë pjesëmarrësit e protestës, por jo nga sigurimi, të cilët sipas mediave serbe nuk kanë reaguar dhe nuk kanë ndërhyrë. Pas kësaj është parandaluar një incident i madh.Alfax.



