Papa bekon çiftet e të njëjtës gjini

Papa Françesku ka miratuar zyrtarisht lejimin e priftërinjve të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini, me një dokument të ri që shpjegon një ndryshim rrënjësor në politikën e Vatikanit. Duke këmbëngulur që njerëzit që kërkojnë dashurinë dhe mëshirën e Zotit nuk duhet t’i nënshtrohen “një analize morale shteruese” për ta marrë atë, raproton AP.

Dokumenti nga zyra e Vatikanit, i publikuar të hënën, shtjellon një letër që Françesku i dërgoi dy kardinalëve konservatorë që u botua në tetor. Në atë përgjigje paraprake, Françesku sugjeroi që bekime të tilla mund të ofroheshin në disa rrethana nëse nuk e ngatërronin ritualin me shenjtërinë e martesës.

Dokumenti i ri e përsërit atë kusht dhe e shtjellon atë, duke ripohuar se martesa është shenjtëri e përjetshme midis një burri dhe një gruaje. Dhe thekson se bekimet në fjalë duhet të jenë të natyrës joliturgjike dhe nuk duhet të jepen në të njëjtën kohë me një bashkim civil, duke përdorur rituale të vendosura apo edhe me veshjet dhe gjestet që i përkasin një dasme.AP.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button