(FOTO) Vdes nga uria një foshnjë në qytetin e Gazës

Një vajzë e vogël ka vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin al-Rantisi, në perëndim të qytetit të Gazës, raportoi Al Jazeera.
Fëmija, e identifikuar si Janan Saleh al-Sakafi, është ndër të paktën 51 palestinezët që kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza, sipas Zyrës së Mediave të Qeverisë.
Izraeli ka vendosur një bllokadë totale mbi Rripin e Gazës që nga 2 marsi, duke ndaluar hyrjen e të gjithë ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore.
UNICEF ka paralajmëruar se rreth 335,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç janë në rrezik për të vdekur nga kequshqyerja akute.