OKB: Më shumë se 1.4 milion sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre që nga rrëzimi i regjimit të Asadit

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se më shumë se 1.4 milion sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar Asadit në Siri, përkatësisht pas 8 dhjetorit të vitit 2024, transmeton Anadolu.

“Më shumë se 1.4 milion sirianë po kthehen në shtëpitë e tyre pas zhvendosjes që zgjati me vite nga rënia e regjimit të Asadit”, tha UNHCR në një postim në platformën sociale X,

UNHRC theksoi se për sirianët ka shpresë, por nuk është e lehtë për ta të rindërtojnë jetën e tyre.

Organi i OKB-së gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të përpjekjeve për të ndihmuar familjet të rifillojnë jetën e tyre, si dhe theksoi se sirianët kanë nevojë për mbështetje në shumë fusha, duke përfshirë strehimin, shëndetësinë, arsimin dhe jetesën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button