Media amerikane: Ukraina dhe SHBA-ja afër nënshkrimit të marrëveshjes së mineraleve

Ukraina është e përgatitur të nënshkruajë marrëveshje për burimet natyrore me SHBA-në që të mërkurën, transmeton Anadolu.
“Marrëveshja do të krijojë fond të përbashkët për të menaxhuar investimet në sektorët e minierave, energjisë dhe teknologjisë të Ukrainës”, raportoi “Bloomberg”, duke cituar një burim të njohur me bisedimet.
Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko është duke shkuar në Washington për nënshkrimin e marrëveshjes, thuhet në lajmin e medias amerikane.
Drafti i dokumentit thekson se marrëveshja mbështet aspiratat e Kievit për në Bashkimin Evropian dhe përjashton ndihmën e mëparshme ushtarake amerikane nga fondi. Vetëm ndihma e ardhshme do të llogaritet në kontributin e Washingtonit.
Presidenti amerikan Donald Trump, i frustruar nga mungesa e përparimit të armëpushimit në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, mbështet marrëveshjen si pjesë të përpjekjeve më të gjera strategjike, ndërsa dy dokumente teknike që përcaktojnë funksionimin e fondit mbeten të papërfunduara, tha “Bloomberg”.
Një përpjekje e mëparshme dështoi pas tensioneve midis Trumpit dhe presidentit Volodymyr Zelenskyy. Takimi i tyre i fundit në Vatikan ndihmoi në ringjalljen e bisedimeve. SHBA-ja do të ketë të drejtën e parë për fitimet sipas strukturës së re.