Java Evropiane e Imunizimit – Iseni njofton aktivitete për ngritjen e vetëdijes

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni ka njoftuar se institucioni që ai drejton organizon aktivitete më 03 Maj me qëlim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit.
Statusi i Isenit në Facebook:
Në kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit (27.04–03.05.2025), Shtëpia e Shëndetit Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizon aktivitete për të rritur vetëdijen për rëndësinë e vaksinimit.
Ngjarja qendrore: Parku i Qytetit, më 03.05.2025, nga ora 11:00-12:00 – këshilla, materiale informuese dhe shpërndarje dhuratash.