Manchester United arrin marrëveshje verbale me Osimhen

E ardhmja e Victor Osimhen pritet të jetë në Premier League. Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, Manchester United ka arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin.
Nigeriani është aktualisht te Galatasaray i huazuar nga Napoli dhe klauzola e largimit nga italianët është 75 milionë Euro.
Klubi anglez duket se ka vendosur të paguajë klauzolën për Osihmen, ndërsa ka akord me përfaqësuesit e futbollistit.
Shifrat e Osimhen këtë sezon janë të shkëlqyera, me plot 29 gola të shënuar te Galatasaray, në 34 ndeshje të luajtura në total.