Barcelona-Real Madrid/ Caktohet gjyqtari i finales së Kupës së Mbretit

Është konfirmuar gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Mbretit, e cila do të luhet të shtunën më 26 prill mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Ricardo de Burgos Bengoetxea është emëruar si gjyqtari kryesor, me Pablo Gonzalez Fuertes në VAR.
Edhe pse Soto Grado dukej si favorit kryesor për të drejtuar finalen, ai e humbi shansin në javët e fundit dhe kështu De Burgos Bengoetxea u caktua në këtë rol.
Kjo do të jetë finalja e parë e Kupës së Mbretit për Burgos Bengoetxea, edhe pse ai ka drejtuar “El Clasicon” edhe në të kaluarën.
Ai paraprakisht kishte ndarë drejtësinë në dy finale të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit.
E para ishte në vitin 2018, kur kjo garë luhej ende me dy ndeshje. Në atë ndeshje Real Madridi e mposhti Barcelonën me rezultat 3-1.
E dyta ishte në vitin 2023, në formatin aktual, ku Barcelona e mposhti Real Madridin me rezultat 3-1.
Nën vëzhgimin e tij, Barcelona ka marrë 25 fitore, një barazim dhe pesë humbje.
Real Madridi në anën tjetër ka fituar 16 ndeshje, ka barazuar katër dhe ka humbur po ashtu pesë.