Krasniqi: Haxhiu është simbol i dështimeve, VV duhet të propozojë një tjetër emër për kryeparlamentar

Memli Krasniqi, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar pas shtyrjes së seancës së Kuvendit, e cila u ndërpre për shkak të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për kohë shtesë.

Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të gjejë një kandidate tjetër për kryeparlamentare, pasi, sipas tij, Albulena Haxhiu nuk do të merrte mbështetje nga PDK.
“Situata është e paprecedentë. Ata vazhdojnë me bllokimin, në vend që të propozojnë një kandidat tjetër. Krijimi i institucioneve duhet të jetë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. VV duhet të gjejë një emër tjetër dhe të mos e pengojë formimin e qeverisë së ardhshme. Haxhiu nuk do të ketë mbështetjen tonë, ajo është simbol i dështimeve të kësaj qeverie katërvjeçare,” tha Krasniqi.

Kur u pyet për një emër të mundshëm që PDK do të mbështeste, ai theksoi: “Nuk është puna ime të zgjedh kandidatin për VV, ata kanë edhe 47 deputetë të tjerë.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button