QMK: Informacion urgjent për të gjithë personat që ndodhen aktualisht në Liqenin e Berovës

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka lëshuar një informatë të jashtëzakonshme për të gjithë personat që për momentin ndodhen në afërsi të Liqenit të Berovës – të mos udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe të lajmërohen në numrin 112 në QMK ku nga Komuna e Berovës do të dërgohet gjithçka që u nevojitet.
Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave Berovë dhe Shtip në një komunikim operativ koordinues përmes Departamentit për Operacione dhe Koordinim kanë raportuar se rruga Berovë-Strumicë është plotësisht e mbyllur për shkak të reshjeve të borës dhe rënjes së pemëve në rrugë.



