LSDM: Me VMRO-DPMNE nuk ka BE, ka izolim

Në një deklaratë sot, LSDM shpreh se bllokada e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë ka penguar hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Edhe pse procesi i shqyrtimit përfundoi plotësisht me sukses, megjithëse nuk ka kushte të reja dhe mbështetja nga liderët evropianë për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit është e fortë, kapitujt mbetën të mbyllur për shkak të politikës së bllokadës së VMRO-DPMNE–së dhe të Majtës” thuhet nga LSDM.

Partia akuzon Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM për këtë bllokim, duke e cilësuar si pengesën kryesore për integrimin evropian të vendit.

“Me VMRO-DPMNE-në nuk ka BE, ka izolim, pasiguri dhe stagnim” thonë nga LSDM.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button