Murtezani: Nëse Taravari publikisht flirton me Ahmetin e sjellë në pikëpyetje tërë funksionimin e Qeverisë

Nëse Taravari publikisht flirton me Ahmetin, dhe nuk e fsheh atë, e sjellë në pikëpyetje tërë funksionimin e Qeverisë sepse si do të jetë ai ka lidhje me BDI-në. Kjo krijon shqetësim dhe duhet të spastrohet, deklaroi Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane dhe përfaqësues i koalicionit VLEN nga partia Alternativa.
Në intervistën e sotme në “Top tema” në TV Telma, Murtezani tha se kur e kanë formuar koalicionin VLEN, premisa kryesore ishte “të krijohet antipod i Bashkimit Demokratik për Integrim i cili duhej të luftonte kundër regjimit të instaluar nga BDI-ja me krim dhe korrupsion”.
“Rrugës, njëri nga partnerët tanë në koalicion e ndryshoi prioritetin dhe filloi të llogarisë se nuk është aq e rëndësishme lufta kundër krimit dhe korrupsionit por sa komuna do të fitojë në Zgjedhjet lokale dhe në atë mënyrë e hoqi barrierën që të mos flirtohet dhe komunikohet me BDI-në, por filloi të shohë edhe bashkëpunëtor tek BDI-ja”, theksoi Murtezani.
Sipas tij, deklarata e Arben Taravarit se Qeveria nuk ka reflektuar mjaft, është vetëm “kërkimi i një alibie që të bashkëpunohet me BDI-në”, ndërsa deklarata se “Gostivari është vështirë i fitueshëm me VLEN-in”, siç tha, do të thotë se mund ta fitojë me BDI-në.
“Këtu është thelbi. Zbulohet plani për të shkuar në prehër të Ahmetit, ndërkaq atë po e bën me akuza të partnerëve të deridjeshëm. Që të ketë alibi, duhet ta sulmojë koalicionin VLEN, e me atë e sulmon edhe veten. Janë joserioze akuzat se nuk po reflektohet mjaftueshëm, ndërkaq të jeshë pjesë e Qeverisë. Nëse konsideron se ai vetë nuk investon mjaftueshëm, le të shkojë në opozitë. Nuk ka logjikë nëse opsioni është të shkojë me BDI-në ‘për të qenë’”, tha Murtezani.
Kumtoi se Taravarit i janë ofruar 40 për qind të vendeve për kryetarë komunash, ndërsa 60 për qind të tjerat për tre partitë e tjera në koalicionin VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button