Vendim surprizë, Sadiku del lojtar i lirë

Armando Sadiku nuk është më lojtar i Goa-s në Indi. Klubi ka dalë me njoftim zyrtar, ku bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të mbyllur kontratën me konsensus.
Një vendim i papritur ky, që vjen vetëm pak ditë pasi sulmuesi shqiptar shënoi në kampionat, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij ndaj Bengaluru.
33-vjeçari e nisi sezonin shumë mirë, por javët e fundit kanë qenë të vështira, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e largimit.
Saiku numëron 10 gola të shënuar te Goa këtë sezon, në 24 ndeshje te luajtura. Shqiptari ka dalë si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re.